×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie borë në Ferizaj

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 20:49

    Reshje të dendura bore kanë mbizotëruar mbrëmjen e së premtes në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

    Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje në Facebook, të cilat tregojnë reshje të dendura të borës.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

    IHMK thekson po ashtu se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërkaq pritet të bien edhe fjolla të lehta bore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!