×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie në 77 numri i pacienteve që po trajtohen për COVID-19 në SHSKUK

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 12:08

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë në trajtim nga COVID-19.


    Sipas njoftimit, 28 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa 55 të jenë janë me oksigjeno-terapi.

    Situata me COVID-19 në SHSKUK: 77 pacientë në trajtim

    Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 77 pacientë.

    Nga ta, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërkaq 55 me oksigjeno-terapi, sipas raportit të punës për datën 18 qershor 2021.

    Në QKUK janë të shtrirë 55 pacientë:

    15 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

    46 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

    Klinika Infektive, 15 pacientë, 1 në gjendje të rëndë

    Klinika e Pulmologjisë, 40 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

    13, të konfirmuar pozitivë

    9, me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:

    Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 1 pacient

    Spitali i Pejës, 7 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

    Spitali i Ferizajt, nuk ka pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!