×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie nga ndërtesa një person në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    24 Gusht 2020 | 17:47

    Një punëtor ndërtimi po dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës ku ishte duke punuar.


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për Reporteri.net, ku tregon se personi në fjalë ka pësuar lëndime trupore.

    “Me datë 24.08.2020 rreth ores 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në ‘Rr.Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dal njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektorët e punës”, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha për Reporteri.net.

    Ai ka pohuar se me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!