×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numri i të infektuarve, afër 9 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 8:18

    Javën e fundit në Kosovë kanë rënë rastet e të infektuarve me COVID-19. Por i lartë vazhdon të jetë numri i të vdekurve nga ky virus.


    Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 pacientë humbën betejën me Coronavirusin duke e çuar në 2, 173 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

    Numri i rasteve aktive është 8, 841. Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533,764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,173 raste të vdekjes.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94,174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!