×
  • Lajme
  • Lajme

    Bien temperaturat, moti për sot dhe nesër

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 7:06

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.


    Sipas IHMK’së, të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, derisa riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta.

    Ndërkohë, të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura.

    “Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!