×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilall Sherifi i gëzohet vendimit për rinumërim: Mirë që KQZ e pranoi gabimin

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 18:18

    Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, është shprehur i kënaqur me vendimin për rinumërim të votave në 303 vendvotime.


    Sherifi ka thënë se ky rinumërim erdhi si rezultat i ankesës së partisë së tij, shkruan Reporteri.net.

    “Jam këtu për të shprehur kënaqësinë që KQZ mori vendim ashtu siç kërkoi NISMA. Mirë që edhe pas vendimit të PZAP, KQZ e pranoi gabimin”, ka thënë Sherifi.

    Ndërkaq, ai ka shtuar se ky gabim teknik që është evidentuar, ka sjellur ndikim në procesin e bartjes së të dhënave.

    “Na vjen mirë që u pranua gabimi teknik, që ka shkaktuar më pas ndikim në bartjen e të dhënave. Jemi të kënaqur me fillimin e pranimit të gabimit”, ka shtuar ai.

    Sidoqoftë, Sherifi i Nisma-s nuk është ndarë tërësisht i kënaqur, pasi thotë se duhet të merret vendim për rinumërim edhe në vendvotime të tjera.

    Ndryshe, KQZ-ja mori vendim sot për rinumërim, ani pse dje PZAP-i dha vendimin refuzuar për ankesat e partive./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!