×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i coronavirusit në Kosovë, sa vdiqën, sa janë infektuar e sa janë shëruar deri më sot

    Reporteri
    27 Prill 2020 | 7:53

    32 raste u konfirmuan mbrëmë si të infektuar me COVID-19 në disa prej rajoneve të Kosovës.


    Kësisoj ky numër bëri që në përgjithësi në vend numri i të prekurve me koronavirus të shkojë në 763.

    Por nëse llogarisim shifrën e të shëruarve, atëherë i bie që numri i saktë i të prekurve është 597, pasi deri tani janë shëruar 166 persona, raporton Indeksonline.

    Pra në gjithë Kosovën deri tani janë të infektuar 597 njerëz, ku gjëja më e mirë që do t’i ndodhte vendit është të gjithë të arrijnë të mundin këtë virus.

    Për nga numri i të infektuarve qyteti i Ferizajt vazhdon të ketë numrin më të lartë, komuna kjo e karantinuar bashkë me disa qytete të tjera.

    Por mbrëmë numrin më të madh sa i përket personave të infektuar e pati Peja, me gjithsej 23 raste.

    Gjatë ditës së djeshme humbi jetën edhe një 44 vjeçare nga Malisheva e Gjilanit, pas infeksionit me virusin korona, por që i njëjti pati edhe probleme të tjera shëndetësore. Numri i të vdekurve nga ky virus ka shkuar në 21, duke shpresuar që të ndalojë me kaq dhe se numri mos të rritet.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë ka deklaruar se me datën 30 të këtij muaji do të risihikohet mundësia për ndryshimin e masave të ndalimit të qarkullimit, të cilat tash janë vetëm një orë e gjysmë dalje në dite për të kryer shërbimet e nevojshme

    Institucionet shëndetësore në vend kanë vazhduar të përcjellin mesazhin e tyre për mbajtje të higjienës, dalje sa më të pakta në mënyrë që të mbrojmë veten, familjen dhe gjithë shoqërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!