Kosova ka 241 raste aktive me koronavirus.
Kosova ka shënuar 19 raste të reja me sëmundjen COVID-19 duke e çuar numrin në total të të prekurve në 1,142 persona, ku prej tyre tashmë të shëruar janë 871 raste, ndërsa 30 të tjerë kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 241 raste aktive, ku një numër i ulët i tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Numri i testimeve tashmë ka kaluar 15.500 persona, ndërsa IKSHPK thotë se vijon të mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.