×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilanci i fundit i COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 0:06

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 57 pacientë.


    Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 3 vdekje si pasojë e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të shtunën se deri tash, si pasojë e COVID-19, në vend kanë vdekur 82 persona.

    Nga data 08 shkurt deri më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 26,039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitiv rezultojnë gjithsej 3,886 raste, me 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Numri i të shëruarve në Kosovë është 2,003, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,801. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!