Biologu shqiptar, Et’hem Ruka, ka dhënë një shpresë të madhe për qytetarët.
Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, ka publikuar disa të dhëna lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përqindja e të sëmurëve ka ardhur gradualisht duke rënë, ndërsa numri i të shëruarve po rritet.
Postim i tij i plotë, pa ndërhyrje:
15 PRILL: PERDITESIMI I TE DHENAVE TE COVID-19 PER PERIUDHEN 9 MARS-15 PRILL 2020
Per fat te keq sot situata pesoi regres.
Numri i te sheruarve u paksua me 1% ne raport me diten e djeshme, ndersa ai i te infektuarve u rrit po me 1%.
Kjo situate u krijua nga rritja e numrit te te infektuarve me 19 raste te reja.
Rezultatet e sotme jane te ndryshme nga ato te tre kater diteve te fundit te cilat shenuan permiresim gradual. Po ashtu bilanci i viktimave arriti ne 25.