×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje ekskluzive

    Biseda në WhatsApp për skema kriminale brenda LDK-së, në duart e Prokurorisë – pjesë e dosjes për vjedhje votash

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 18:57

    Akuzat e Shkëmb Manajt për vjedhje të votave të Diasporës mes kandidateve të LDK-së për deputetë e skema kriminale brenda partisë ra edhe në duart e Prokurorisë së Shtetit, ndonëse mesazhi i tij ishte pjesë e një komunikimi të brendshëm të kryesisë së LDK-së në grupin e tyre në WhatsApp.

    Përmbajtjen e mesazhit të nënkryetart të Komunës së Prishtinës, të dërguar më 3 mars 2025, në grupin në “WhatsApp” të Kryesisë qendrore të LDK-së, që është pjesë e dosjes së Prokurorisë së Prokurorisë Themelore të Prishtinës e publikoi dje gazeta online Reporteri.net.

    Publikimi nxiti reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje e cila për dyshimet se në LDK ka pasur dallavere të votave me postë janë ankuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, pasi humben betejën në PZAP e Gjykatë Supreme.

    Nga ana tjetër, nga LDK-ja edhe të shtunën kanë heshtur dhe nuk kanë pasur koment për akuzat e kolegut Manaj, i cili disa javë pas mesazhit, të premten u rehatua me pozitë të rëndësishme në komunën e Prishtinës.

    “Manipulimi i votave të kandidatëve është evidenet, edhe fëmijët po i vërejnë” – thuhej nder tjera në mesazhin e Manajt në grupin në WhatsApp.

    Për akuzat e Manajt por edhe pretendimet tjera të ngritura për manipulim të votave të Diasporës u njoftua edhe Prokuroria e Shtetit e cila më 26 mars 2025 ka konfirmuar se ka filluar hetimin.

    ‘Shpërthim’ në grupin në WhatsApp të kryesisë së LDK-së: Akuza për vjedhje votash e skema kriminale brenda partisë

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, njoftoi të mërkurën Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Se mesazhi i brendshëm i Manajt, është edhe në duart e Prokurorisë së Shtetit, është në dijeni edhe vetë nënkryetari i ri i kryeqytetit ndonëse thotë se nuk është ftuar ende për intervistim rreth pretendimeve.

    “Jo nuk jam ftu ende [për intervistim]”, tha ai të premten për Reporteri.net.

    I pyetur nëse pozita e re do të bëjë që ai të tërhiqej nga akuzat e bëra në grupin e kryesisë së LDK-së, Manaj tha se “këto çështje nuk lidhen me pozitën e nënkryetarit”.

    “Janë çështje që janë duke u trajtuar në institucione”, shtoi ai.

    “Kemi pas reagime brenda kryesisë qendrore të LDK-së, është e vërtetë, për çështjen e votave me postë, por temat i kemi trajatu brenda kryesisë qendrorë të LDK-së. Ne kemi bisedu brenda kryesisë, është temë e kryesisë qendrore të LDK-së edhe është temë e institucioneve që janë duke u marrë me këtë çështje”, tha Manaj të premten për gazetën Reporteri.net, përmes telefonit.

    Pak ditë pas mesazhit të cilin gazeta online Reporteri.net e nxori të premten në publik, kryetari Lumir Abdixhiku mblodhi kryesinë e LDK-së e cila zhvilloi një mbledhje disa orëshe, e cila qendër të diskutimit pati pikërisht dyshimet për manipulim të rezultatit zgjedhor brenda partisë. /Reporteri.net/.

    “S’kam koment” – Arben Gashi nuk deklarohet rreth akuzave të Manajt në grupin në WhatsApp të kryesisë së LDK-së

    As Lutfi Haziri “s’ka koment” për akuzat e Shkëmb Manajt në grupin në WhatsApp të kryesisë së LDK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!