Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar sot me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Bislimi, sipas komunikatës për media të qeverisë së Kosovës, i ka kërkuar përfaqësuesit gjerman heqjen e masave ndaj Kosovës.
Zëvendëskryeministri në këtë takim i ka thënë Sarrazinit se masat janë të padrejta dhe se “duhet të hiqen sa më parë”.
Bislimi dhe Sarrazin diskutuan edhe për situatën në Kosovë, rajon dhe zhvillimet e fundit politike.
“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Sarrazin për përkushtimin, angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv dhe për këtë vizitë të radhës në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.