×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi i VV-së do që me çdo kusht të dalë qesharak, insiston se ka marrëveshje sekrete për Kosovën e Serbinë

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 23:28

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se ka marrëveshje sekrete ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim territorial, pavarësisht prej deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit që thotë se nuk ka plan për shkëmbim territoresh.


    Bislimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka insistuar se ekziston një marrëveshje sekrete për shkmbim territoresh ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Ata [amerikanët, v.j] thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin”, ka thënë Bislimi.

    “Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj”, ka thënë nënkryetari i VV-së dhe aktualisht ministri në detyrë i Financave.

    Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi të nënshkruar nga përfaqësuesit kryesorë të saj për Kosovën të enjten ka theksuar se nuk ka ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i quajtur “spekulime” pretendimet e tilla.

    Përmes një deklarate të përbashkët të të dërguarit të posaçëm të administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, ata kanë shprehur besimin për një energji të re në procesin e dialogut, e cila do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.

    Deklarata është lëshuar në formë njoftimi për shtyp nga Departamenti amerikan i Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!