×
  • Lajme
  • Pa kategori

    SHBA-të me deklaratë zyrtare demantojnë Kurtin: Nuk ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 22:12

    Përmes një Deklarate të përbashkët e të dërguarit special të presidenti, Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë demantuar deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuciqit e të bërë në Shtëpinë e Bardhë.


    Kjo është deklarata (përkthimi jozyrtar):

    Shtetet e Bashkuara janë me popullin e Kosovës. Ne i lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i nxisim krerët e Kosovës që të respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo Qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

    Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat. Ne besojmë se tarifat po dëmtojnë popullin e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe duke vonuar hyrjen në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike.

    Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë. Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradat midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë.

    DEKLARATA ZYRTARE: KETU 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!