×
  • Lajme
  • Lajme / Sipas Ligjit përdoret vetëm një valutë

    Bislimi: Pagesa me dinarë s’ka qenë e lejuar asnjëherë

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 17:18

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dhënë sqarimet e tij, pas pretendimeve të Beogradit se Banka Qendrore e Kosovës ka tërhequr monedhën e dinarit si mjet pagese në Kosovë.

    Bislimi ka thënë se në Kosovë sipas ligjit, si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme dhe se dinari s’ka qenë i lejuar asnjëherë.

    “Rrjedhimisht nё Rregulloren e sipёrpёrmendur, nuk ka pasur se si tё anulohet pёrdorimi i dinarit, pra diçkaje qё nuk ka qenё e lejuar asnjёherё mё parё. Pёr mё tepёr, as dinari e as monedhat e asnjё shteti tjetёr fqinj nuk janё pёrmendur fare nё tekstin prej 40 faqesh tё kёsaj rregulloreje”, ka shkruar Bislimi.

    Zëvendëskryeministri ka shkruar se rregullorja e BQK-së nuk ёshtё produkt i negociatave politike nё Bruksel dhe si e tillё nuk ka se si tё ketё ndikim nё mbarёvajtjen e procesit tё normalizimit tё raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Bislimi tutje ka shtuar se secili prej qytetarëve që ka përdorur ndonjë valutë tjetër në operacionet me para të gatshme, ka qenё nё vazhdimёsi nё anёn e shkelёsit tё ligjit.

    “Deklaratat qё tentojnё tё kontestojnё si autoritetin e Bankёs Qendrore nё pёrcaktimin e kёtyre rregullave, si monopolin nё pёrdorimin e Euros si valutё e vetme në qarkullim, pёrveçse insistojnё nё lejim, tolerim dhe promovim tё joligjshmёrisё e informalitetit, njёkohёsisht bёjnё thirrje pёr mohimin e kompetencave tё Bankёs Qendrore, tё cilat janё tё garantuara me Kushtetutё”, ka deklaruar Bislimi.

    Përmes një reagimi, Lista Serbe e ka cilësuar sot si “dëbim të serbëve” nga zonat ku ata jetojnë në Kosovë, vendimin e Bankës Qendrore që vetëm valuta euro të përdoret për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

    Sipas partisë kryesore të serbëve në Kosovë – që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ky vendim, që do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, do të pamundësojë që serbët të përdorin dinarin serb në Kosovë, duke thënë se kjo është e barasvlershme me dëbimin e tyre “nga këto zona pa përdorimin e armëve”.

    “Pas të gjitha formave të dhunës institucionale që u përdorën kundër popullit serb nga regjimi autoritar i [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurtit dhe që nuk arriti t’i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, ai tani ka vendosur të ndalojë dinarin në Kosovë dhe kështu të kërcënojë drejtpërdrejt mbijetesën fizike të popullit serb”, u tha në reagimin e Listës Serbe.

    Lista Serbe: Vendimi i BQK-së për dinarin rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë

    Për këtë çështje ka folur edhe emisari i BE’së Miroslav Lajçak.

    “Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”, tha Lajçak.

    “Ndalimi i dinarit në Kosovë”, Lajçak: E kam njoftuar Brukselin, po e analizojmë situatën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!