Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi duke prezantuar pakon fiskale emergjente të Qeverisë, tha se pas kësaj pritet përgatitja e një pakoje të re për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Bislimi tha se ndihma e diasporës është jashtëzakonisht e madhe. Sipas tij për vetëm një orë e gjysmë diaspora ka dërguar rreth 35 mijë euro në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
“Ndihma që po na ofron diaspora është tepër shumë, por duhet me ditë që kërkohen dy tri dite derisa paratë të transferohen, duke ditë që ka qenë edhe vikend kur është kërkuar ndihma. Vetëm për një orë e gjysmë janë derdhë sot 35 mijë euro. Kjo është për çdo lëvdatë duke ditur duhet kohë që mjetet të derdhen. Një pjesë e diasporës kanë frikë se mjetet që derdhen mundet me i vjedhë dikush në bazë të skenarit që po e përgatit Thaçi”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.