Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka komentuar raportimet e mediumit serb të afërt me Qeverinë në Serbi se disa OJQ të huaja po hartojnë statutin e Asociacionit.
Sipas raportimit të sotëm të “Novosti”, Fondacionit gjerman, ”Friedrich Ebert Stiftung” (FES) dhe Institutit Evropian për Paqe (EIP) u është besuar detyra e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Bislimi në një konferencë për media që kishte pas takimit me kryediplomatin çek është pyetur në lidhje me këto raportime.
Ai ka thënë se në Serbi mund të hartohen drafte të tilla, por janë të pavlera ngase nuk janë vendime zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Unë jam zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës dhe nuk mund të kontrolloj se çfarë bëjnë OJQ-të në Serbi. Ata mund të hartojnë vendime, drafte, por ato nuk janë vendime zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe si të tilla i shohim të pavlera”, tha Bislimi në konferencën për media. /Reporteri.net
Media serbe që kontrollohet nga Vuçiq: Dy OJQ të huaja po hartojnë statutin e Asociacionit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.