Pas rreth dy orësh, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale për rastin e dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Ai nuk ka folur para gazetarëve.
Prokuroria ende nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie u intervistua Bislimi.
Para disa ditësh, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti.
Për këtë rast, për disa orë më 27 maj ishte intervistuar edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha – që të dy në cilësinë e të dyshuarit. /Reporteri.net/