×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi reagon pas zhvillimeve në veri: Qytetarёt e pakёnaqur nuk mund tё bllokojnё shkuarjen e kryetarëve në vendet e punës

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 16:28
    Zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi

    Zëdhënëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të vendit.  

    Ai ka thënë se kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё, ndërsa sipas tij, institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

    Sipas tij, qytetarёt e pakёnaqur nuk mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs.

    “Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra”, tha Bislimi.

    Postimi i plotё:  

    Kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje, e kanё obligim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё. Institucionet publike e kanё obligim tё sigurojnё kushtet qё tё njejtёt tё ushtrojnё detyrat dhe pёrgjegjёsitё e tyre.

    Si kryetarё tё komunave, ata mund tё ushtrojnё pёrgjegjёsitё e tyre vetёm nga ndёrtesat e komunёs. Tё ardhur me votё, mund edhe tё rrёzohen me votё. Tё pёrzgjedhurit e qytetarёve si rregull rrallёherё gёzojnё mbёshtetjen e secilit qytetar. Por kjo nuk nёnkupton qё qytetarёt e pakёnaqur mund tё bllokojnё shkuarjen e tё pёrzgjedhurve nё vendet e tyre tё punёs.

    Njё praktikё e tillё do tё çonte shumё lehtё nё situata absurde ku asnjё kryetar, nё asnjё komunё nuk do tё mund tё ushtronte detyrat e marra.

    Kryetarёt e porsaemёruar i uroj pёr pёrgjegjёsitё e reja dhe ua rikujtoj qё janё aty pёr tё promovuar interesat e secilit qytetar pa dallim tё bindjeve politike, pёrkatёsisё etnike, statusit social, moshёs apo gjinisё.

    Qytetarёt i ftoj qё t’u japin kohё tё sapozgjedhurve tё tregojnё se nё ç’masё i qёndrojnё mbrapa premtimeve tё bёra dhe principeve tё njё qeverisjeje tё drejtё, efikase, transparente, e nё shёrbim tё qytetarit.

    Mekanizmat e sigurisё i ftoj qё tё bёjnё maksimumin pёr tё garantuar sigurinё e qytetarёve dhe njё ambient tё qetё pёr tё gjithё.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!