Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pritur në takim emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Emmanuel Sarrazin.
Bislimi s’ka dhënë detaje para gazetarëve se çfarë u diskutua në takim, ani pse u pyet nëse kishin folur për CEFTA-n.
Ky takim i tyre u bë menjëherë pas mbajtjes së Forumit të Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Në Forumin, emisari gjerman tha se shumica e investitorëve shkojnë në Serbi sepse duan të bëjnë biznes me tërë rajonin, e që sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshohet dhe intervestimet të vijnë edhe në Kosovë.
Emisari gjerman është hera e tretë që po vie në Kosovë brenda një periudhë të shkurtër, e që vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.
/Reporteri.net/