×
  • Lajme
  • Lajme / Mbështetja e Qeverisë

    Bislimi takon Luftiun, diskutohet nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët e Luginës

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 12:15

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në takim u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.

    Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje”, thuhet në komunikatë.

    Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!