×
  • Lajme
  • Lajme

    Bizare: Të rinjtë kosovarë rrahen me grushta e shqelma në mes të sheshit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 17:45

    Një rrahje masive ka ndodhur sot në sheshin e Mitrovicës.  


    Në disa pamje të siguruara nga Reporteri, shihen një grup prej  6 të rinjve duke u përleshur me njëri-tjetrin.

    Grushtat mes tyre i ndalin disa kalimtarë të cilët intervenojnë për të ndalur përleshjen.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërkohë që Reporteri ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë detaje, por të njëjtit kanë deklaruar se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë raportim për një incident të tillë.

    Arsyet që kanë çuar deri te përleshja mes këtyre të rinjve nuk dihen.

    Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar rastet e dhunës mes të rinjve në Kosovë. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!