Kryetari FC Prishtina, Remzi Ejupi, ka dorëzuar 1.000 teste për Covid-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ditë më parë Ejupi tha se ka mundësi të sigurohen deri në 20 mijë kite për testim ndaj Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Ai tha se fillimisht në IKSHPK do të dorëzohen 1 mijë teste të këtilla e pas pak edhe 11 mijë tjera.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, e konfirmoi këtë donacion, duke thënë se ka marrë premtime nga Ejupi se do të sigurohen edhe 11 mijë kite tjera për testim ndaj virusit.
“Remzi Ejupi ka dorëzuar të shtunën 1000 kite në IKSHPK. Ka premtuar se është duke i pritur edhe 11.000 të tjera nga prodhuesit në Gjermani për t’i sjellë në Kosovë”, ka thënë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.