×
  • Lajme
  • Ekonomi

    BKS-ja lehtëson qasjen në rimbursim, vendos QR Code në policën e sigurimit

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 22:01

    Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar se ka lehtwsuar qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas BKS’sw, me vetëm një skanim përmes telefonit qytetaret kryqen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.

    Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.

    “Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohe më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kryqen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës” ka thënë Mazreku.

    Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur “për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që ka qëllim të vetëm lehtësimin tej masë të mënyrës për të aplikuar për rimbursim.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!