Blerand Stavileci e sqaron statusin e famshëm ku thoshte se punon 25 orë në ditë

Blerand Stavileci ka sqaruar edhe statusin që kishte bërë jehonë, ku figurativisht tha se punonte 25 orë në ditë.

“E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka: Pa modesti se boll ke ma! Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas. Tash mbani pak edhe shënime: N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime! Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje! Edhe për fund: Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve”, kishte shkruar Stavileci.

E në T7 ai e sqaroi këtë status.

“Duhet me kuptu ndonjëherë edhe kur thotë dikush diçka figurativisht. Krejt e dimë se dita i ka 24 orë. Kur dikush thotë se punon 25 orë, 26 orë nënkupton se dëshiron të punojë edhe më shumë”, tha ai.