Kompania e telekomunikacionit “Z-Mobile” ka realizuar të hyra prej 60 milionë eurove në dhjetë vitet e funksionimit të operatorit, që prej themelimit të tij më 2009.
Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar, pronari i kompanisë Z-Mobile, Blerim Devolli ka deklaruar se fitimi neto i kompanisë në 10 vitet e funksionimit është rreth 5 milionë euro.
“Gjithë fitimi i Z-Mobile ka qenë 5 milionë e 65 mijë euro, ndërkaq të hyrat kanë qenë 60 milionë”, ka thënë Devolli.
Biznesmeni Blerim Devolli është duke u intervistuar sot nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.