×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Nëse Albin Kurti gjykon si shqiptar, shkon në Jerusalem për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 10:57

    Profesori dhe analisti politik, Blerim Latifi thotë nëse Albin Kurti gjykon si shqiptar, duhet të shkojë në Jerusalem në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës.


    “Nëse gjykon si internacionalist socialist, nuk shkon! Nëse gjykon si islamist, prapë nuk shkon! Koha për të vendosur midis Aleancës me Amerikën dhe Aleancës Islamo-Majtiste”, ka shkruar Latifi.

    Ai ka thënë se është koha për t’i thënë Erdoganit se marrëdhëniet e sotme midis Kosovës dhe Turqisë nuk mund të formulohen me terminologjinë e Perandorisë Osmane.

    Kujtojmë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në letrën e dërguar Kurtit ka përmendur edhe marrëveshjen e fundit në mes të Kosovës dhe Izraelit dhe gjithashtu vendimin e Prishtinës zyrtare për vendosjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. Ai ka thënë se do të ishte i lumtur që ta mirëpriste Albin Kurtin në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

    Por presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë që drejton Albin Kurti, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!