Blerim Latifi, ish-këshilltar i Kadri Veselit, thotë se qeverisë së re të udhëhequr nga LDK, pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe.
Ai thotë se kjo parti dihet hapur se UÇK-në e konsideron organizatë ‘terroriste’, andaj pyet a do ta lëshojnë këngën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Në fillim të javës koalicionit të ri qeverisës pritet t’i bashkohet edhe Lista Serbe. Lista Serbe, zyrtarisht dhe hapur, UÇK-në e konsideron organizatë terroriste.
Kam një pyetje: A do ta lëshojmë kangën e Arif Vladit kur Lista Serbe do t’i marrë postet e saj në Qeverinë e re të Kosovës?
Nderi i UÇK-së duhet mbrojtur në secilin rast, e jo vetëm në mënyrë selektive, sipas preferencave partiake. Apo jo?
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/246634986481481
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.