×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi reagon pas publikimit të ‘non-paperit’: A jemi të përgatitur për të reaguar si komb?

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 22:46

    Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar “non-paper’ thotë se vendet mike dhe jo mike të Kosovës po zhvillojnë luftë të ftohte rreth problemit mes Kosovës dhe Serbisë.


    Latifi thotë se me rëndësi është reagimi i kombit shqiptar. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ngre dyshime se nuk jemi të përgatitur për të nërë reagimin e duhur.

    “Fakti se të dy tekstet janë “pa autorë”, tregon qartë se sherbimet e inteligjencës të vendeve mike dhe jomike të shqiptarëve janë duke zhvilluar një luftë të ftohtë rreth problemit Kosovë- Serbi dhe kjo luftë e ftohtë sherbimesh na tregon, parasegjithash, se status quosë së këtij problemi po i vjen fundi. A jemi të përgatitur për të reaguar si komb në këtë rast? Kam dyshime të forta se jo’, shkruan Latifi.

    Shkrimi i plotë:

    Ky non-paper-i i dytë ku flitet për “distriktin autonom serb në Kosovën veriore” kuptohet se është kundërpërgjigjje ndaj non-paper-it të parë ku flitej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti se të dy tekstet janë “pa autorë”, tregon qartë se sherbimet e inteligjencës të vendeve mike dhe jomike të shqiptarëve janë duke zhvilluar një luftë të ftohtë rreth problemit Kosovë- Serbi dhe kjo luftë e ftohtë sherbimesh na tregon, parasegjithash, se status quosë së këtij problemi po i vjen fundi. A jemi të përgatitur për të reaguar si komb në këtë rast? Kam dyshime të forta se jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!