×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu e mbron Thaçin, i reagon Vjosa Osmanit për kufijtë

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 20:05

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Thaçi duhet të deklarohet para qytetarëve dhe t’i garantojë ata se ka hequr dorë nga ideja e tij për korrigjimin e kufijve.


    Lidhur me këtë deklaratë, Deliu thotë se paranoja dhe të pavërteta të tilla kur provohen të bëhen prej pozicionit opozitar, mund edhe të kuptohet, por kur këtë e bënë prej pozicionit institucional, sipas Deliut, e ofendon institucion që përfaqëson.

    Postimi i plotë i Blerta Deliu-Kodra në Facebook:

    Të provosh të bësh politikë duke mbjellur paranoja, shpërndarë të pavërteta e përhapur mjegull mund të kuptohet në njëfarë mënyre prej pozicionit opozitar. Por, kur këtë e bënë prej pozicionit institucional, ofendon institucionin që përfaqëson.

    Fati i Kosovës është përcaktim kolektiv dhe tingëllon qesharake kur provohet të reduktohet në një individ të vetëm, pavarësisht pozitës shtetërore që bart.

    Kuvendi i Kosovës si institucion burimor i vullnetit të popullit është bartësi i vetëm i sovranitetit. Ai është deklaruar dhe çdo dilemë e ngritur me qëllim të personalizimit të kësaj çështje është thjesht një lojë e ulët politike për poena të ulët elektoral.

    Një proverb i amerikanëve autoktonë (native americans) thotë: Tokën nuk e trashëgojmë nga paraardhësit, atë e huazojmë nga fëmijët tanë!

    Integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Atë do t’ua dorëzojmë fëmijëve tanë në tërësinë që ua kem huazuar!

    P.S. Politikat e personalizuara mund të jenë atraktive për masat dhe politikanët zbavitës, por lidershipi kërkon karizmë përbashkuese dhe jo kulturë përjashtuese

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!