×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu-Kodra: Qeveria dështoi në menaxhimin e situatës

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 8:53

    Deputetja e PDK-së, Blera Deliu-Kodra e ka kritikuar qeverinë Kurti për keq menaxhim të situatës me koronavirus në vend.


    Deliu-Kodra rishikimin e masave po e sheh si vendim jo profesional dhe të ngutshëm, që sipas saj nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset.

    “Ne si parti në opozitë kemi shfaqur shqetësimet tona për mënyrën se si Qeveria Kurti po menaxhon me pandeminë dhe ky rishikim i masave dhe ndryshimi që është bërë pas vendimit dy javor flet për një vendim jo të peshuar mirë dhe jo profesional dhe të ngutshëm i cili nuk është bërë për të ndihmuar ekonominë e vendit dhe bizneset dhe çka kemi parë për dy javë është se kemi parë biznese që janë dëmtuar në sasi të madhe për shkak të masave, dhe qeveria nuk ka siguruar mbështetje për ta dhe ekonomia është dëmtuar për shkak se vikendin e kaluar kanë lëvizur nga kufijtë e Kosovës një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

    Deliu e ka quajtur dështim mos sigurimin e vaksinës anti-Covid nga ana e qeverisë, e siç thotë ajo gjatë këtyre dy javëve është ulur numri i testimeve por jo i personave që janë të prekur me Coronavirus.

    Ajo ka theksuar se Qeveria po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave të opozitës.

    “Dështimi me vaksinën që ne e kemi potencuar disa herë dhe Qeveria nuk po është në gjendje që të sigurojë vaksinën dhe ajo çfarë kemi parë gjatë dy javëve është ulu numri i testimeve por nuk është ulur numri i të infektuarve me Covid dhe numri i atyre që në baza ditore kanë humbur jetën për shkak të dështimit të Qeverisë Kurti. Ne së shpejti do ta kemi në debat parlamentar dhe të ofrojmë argumentet tona si opozitë për këtë keq menaxhim të situatës”.

    “…kjo Qeveri e shumicës po tregohet e pa vëmendshme karshi kërkesave tona si opozitë dhe ne presim që këto kërkesa të adresojmë në njërën prej seancave plenare”, ka pohuar ajo.

    Përkundër situatës me pandeminë, deputetja Deliu-Kodra tha se qeveria ka dështuar që të sjellë edhe programin qeverisës, madje duke shtuar se janë parë tentative ad-hoc për plotësim ndryshim të ligjeve.

    “Ne nuk e kemi parë ende dhe kjo Qeveri ka dështuar që të sjellë një program qeverisës përveç një rezyme që e kemi parë në ditën kur është votuar qeveria dhe ne po hymë në muajin e parë të qeverisë Kurti pa program dhe pa ide e vizion, kemi parë tentativa të saj ad-hoc për të sjellë plotësim ndryshimet të ligjeve pa plan dhe në mënyrë të përshpejtuar pa e konsultuar opozitën pa marr rekomandime dhe pa pas gjthëpërfshirje të trajtimit të temave me peshë, ne do ta shohim në vazhdim”, ka deklaruar ajo.

    Deliu-Kodra për EO tha se Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë opozitë e zëshme duke adresuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe në vazhdimësi do të kenë iniciativa për debate parlamentare.

    “Mendoj që ne do të jemi opozitë e zëshme shumë që do t’i adresojë kërkesat dhe nevojat që janë në rritje të qytetarëve dhe do ta bëjmë punën tonë ashtu siç është më së miri për t’i adresuar këto sfida që janë të shumta do të jemi në debate, por edhe brenda komisioneve parlamentare, ne do të kemi në vazhdimësi iniciativa për debate për interpelanca”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!