×
  • Lajme
  • Lajme

    Blici serb, Vuçiq ia tha në sy Macronit: Nuk na intereson njohja e Kosovës

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 15:50

    Takimi i befasishëm, në të cilin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka përfunduar pa ndonjë epilog konkret.


    Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, qëllimi i Macronit ishte që të përpiqet të ndikojë tek të dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të provojnë të arrijnë deri te një zgjidhje kompromisi, transmeton Reporteri.net.

    “Vuçiq ishte i hapur, dhe para Makronit tha se nuk i intereson aspak që Kosova ta njohë Serbinë sepse Serbia tashmë është njohur nga ana e të gjitha vendeve të botës”, citon Blic të ketë deklaruar Vuçiq para Macronit.

    Ai kështu u përgjigj ndaj deklaratave të Thaçit, për gatishmërinë e Prishtinës “për të vazhduar dialogun, për hir të arritjes së një marrëveshje që do të thoshte njohje e  ndërsjellë mes të dy palëve”, shkruan tutje kjo gazetë.

    Ndërkohë, presidenti Thaçi ka folur pas takimit duke thënë se aty ka rikonfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara, por edhe më shumë paqe e stabilitet në tërë rajonin tonë. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3165889140148090

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!