×
  • Lajme
  • Lajme

    Bllokada e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ky është arsyetimi i BE’së

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 19:49

    Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë sot se për shkak të situatës me koronavirusin në Bruksel, takimet tjera për dialog mes Kosovës dhe Prishtinës do të vendosen në përputhje me masat anti-Covid të institucioneve dhe të shtetit të Belgjikës.


    Pasi presidenca gjermane e Këshillit Europian deklaroi sot se takimet fizike të punës do të reduktohen deri në “minimumin e nevojshëm” për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirusin, mediet serbe kanë kontaktuar me Stanon për të sqaruar nëse kjo do të jetë një pengesë për raundin e ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Të gjitha takimet dhe vizitat të organizuara nga institucionet e BE’së janë të bashkangjitura nga masat e brendshme të institucioneve në Bruksel dhe masave të vendosura nga vendet pritëse, në këtë rast Belgjika”, tha ai.

    Në kohën e tanishme, një orë policore është në fuqi prej orës 22:00 deri në ora 06:00 në Bruksel, ndërsa puna prej shtëpisë është përcaktuar për të gjithë ata që e kanë këtë mundësi.

    Stano po ashtu tha se takimi i ardhshëm mes Kosovës dhe Prishtinës do të zyrtarizohet kur të dakordohen agjendat dhe kushtet e takimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!