Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, si pasojë e një zjarri afër tunelit në Stankovec të Maqedonisë së Veriut, shkruan Reporteri.net.
Kjo pikë do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim tjetër.
“Sot, më datë, 07.07.2025 rreth orës 16:00 nga pala e RMV-së jemi njoftuar se në Maqedoninë e Veriut është ndezur zjarr afër tunelit– Stankovec, në RMV dhe Policia e RMV-së e kanë ndalur qarkullimin e veturave dhe janë duke i orientuar drejtuesit e veturave që të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në drejtimin Bllacë – Shkup apo anasjelltas. Për këtë arsyeje nuk ka qarkullim në hyrje të PKK Hani i Elezit.
Në ora 16:20 pala e RMV-së e ka bllokuar edhe hyrjen në RMV për të gjitha automjetet për arsyeje të zjarrit, i cili është për rreth magjistrales Tunel – Stankovec. Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net