Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj i cili ishte paraparë të ndeshej me djalin e kriminelit serb, Arkan, e mbështetë Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar publikisht simpatinë për AAK-në kur ka shpërndarë një foto me nipin e Ramush Haradinajt, Luanin, shkruan Reporteri.net
“100 % @luan.haradinaj”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që nesër (ditë e diele) me të filluar nga ora 07:00 fillojnë votimet për zgjedhjet qendrore.
Ndryshe, meçi që ishte paraparë të zhvillohej ndërmjet tij dhe boksierit serb është anuluar për shkaqe sigurie.
Boksieri serb kishte kërkuar që ndeshja të zhvillohej me çdo kusht në Beograd, gjë që kategorikisht e kishte refuzuar kosovari.
Megjithatë, ai është i hapur që ta zhvillojë luftën me të por në një teren neutral./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.