Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmë në komunën e Zubin Potokut në Veri të Mitrovicës.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në rrugën Donji Jasenovik pas mesnatës. Për shkak të shpërthimit, dëme materiale janë shkaktuar në disa ndërtesa aty pranë, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar, transmeton Reporteri.net.
“Një person i paidentifikuar hodhi një mjet shpërthyes në rrugën kryesore para dy shtëpive, dyqaneve dhe një ndërtese afariste në afërsi”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Branislav Radoviq në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, raportohet se dëme materiale u shkaktuan gjithashtu në një total prej gjashtë automjetesh të parkuara në afërsi të këtyre objekteve./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.