×
  • Lajme
  • Lajme / Përfaqësuesi i lartë i BE-së

    Borrell flet me Kurtin dhe Vuçiqin për sulmin terrorist në veri: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë, pelegrinët të lirohen

    Reporteri
    24 Shtator 2023 | 19:17

    Pas sulmit terrorist kundër policëve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka folur me kryeministrin Albin Kurti.

    Borrell dënoi me shprehjet më të forta agresionin e sotëm.

    Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe u uroi shërim të shpejtë punonjësve të policisë të plagosur.

    Ai ka telefonuar edhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

    Borrell përsëriti thirrjen e tij për sulmuesit që të dorëzohen menjëherë dhe lirimin e pelegrinëve në Manastirin e Banjskës, që ata të largohen të sigurt.

    Ai bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

    “EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është duke monitoruar situatën në terren dhe është e gatshme të mbështesë institucionet e Kosovës në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj, në përputhje me mandatin e saj dhe në koordinim të ngushtë me KFOR-in e NATO-s”.

    “Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën në terren është në kontakt të ngushtë me autoritetet”, thuhet në njoftimin e BE-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!