×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell: Hap i rëndësishëm prezantimi i draftit të Asociacionit, Kurti dhe Vuçiq kishin pikëpamje të ndryshme mbi natyrën e tij

    Reporteri
    02 Maj 2023 | 22:06
    Josep Borrell në një konferencë të mëparshme

    Shefi i Diplomacisë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, është deklaruar për media pas takimit disa orësh në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Borrell tha se u bë prezantimi i draftit të statutit të Asociacionit, gjë që ai e cilësoi si një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së nenit 7 të marrëveshjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Palët ndërmorën një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sot ekipi menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës prezantoi draftin e parë, jo draftin përfundimtar, por është një pikënisje. Kjo është në përputhje me nenin shtatë, është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes. Unë i gëzohem faktit që ky draft u vendos në tavolinë”, deklaroi Borrell në konferencë për media.

    Sipas tij, Kurti dhe Vuçiq kishin pikëpamje shumë të ndryshme lidhur me natyrën e Asociacionit, që Borrell tha se e priste.

    “Kurti ndau pikëpamjet e veta, dhe, siç pritej, pikëpamjet mes palëve janë shumë të ndryshme për natyrën e këtij asociacioni. Isha i sigurt se palët kishin pikëpamje të ndryshme për natyrën e tij. Por ata ranë dakord që të nisin diskutimet në një të ardhme të afërt, duke e marrë këtë draft si pikënisje të diskutimit”.

    “Dëshiroj t’i nxis palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Procesi duhet të udhëhiqet nga marrëveshjet dhe modelet e kaluara të dialogut”.

    Borrell theksoi se për formimin e Asociacionit do të merren parasysh modelet ekzistuese nëpër Evropë, dhe se BE do të ndërmjetësojë të gjithë procesin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!