×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Borrell i fton në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiqin: Situata duhet të shtensionohet menjëherë

    Reporteri
    22 Qershor 2023 | 8:02
    Takimi Kurti-Vuçiq në Bruksel, 18 mars

    Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka bërë të ditur se i ka thirrur për një takim urgjent në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar.

    Borrell në një postim në Twitter, ka thënë se duhet deeskalim i menjëhershëm i situatës në veri dhe zgjedhje të reja, me pjesëmarrjen e serbëve në to, shkruan gazeta onlëine Reporteri.net.

    “E kam thirrur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel për takime urgjente për të gjetur një rrugëdalje nga kriza aktuale.

    Ne kemi nevojë për deeskalim të menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve. Kjo është parësore për rajonin dhe BE-në”, shkruan Borrell.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pranuar të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq bë Bruksel, derisa ky i fundit ka refuzuar këtë takim duke vendosur kushte.

    Data e takimit nuk dihet. Emisarët e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak paralajmëruan pasoja për cilëndo palë që refuzon një takim të nivelit të lartë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!