×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell në mëngjesin e së martës do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin, në mbrëmje me Bidenin

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 20:55

    Të martën e ardhshme në Bruksel do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.


    Raportojnë mediat serbe, se nëse është e nevojshme dhe nëse eventualisht ka komplikime, shefi i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell do të konsultohet me presidentin amerikan, Joe Biden.

    “Tanjug” duke iu referuar burimeve në Bruksel, nëse shfaqet nevoja për çfarëdo arsye eventuale gjatë takimit të së martës, Borrell do ta thërrasë menjëherë presidentin Biden.

    Tutje thuhet në këtë medium se takimi Kurti-Vuçiq zhvillohet të martën në orën 8:30 të mëngjesit, si dhe ndërmjetësohet nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

    Borrell më pas, siç raporton “Tanjug”, të njëjtën ditë më vonë do ta takojë presidentin amerikan, Joe Biden.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!