×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell thotë se “non-papers” po krijojnë një ambient toksik, Kurti: Duken si skeçe të filmave “fiction”

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 14:58

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Kryediplomati evropian përmes një konference të përbashkët në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti tha se ai nuk ka marrë asnjë nga këto dokumente dhe se nuk punon me të njëjtat.

    “’Non Peper’ duket se janë në modë, nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Për mua këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, janë lajme të rrejshme dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to. Dua t’i mohoj ato sepse këto lajme të rrejshme po krijojnë edhe ambient toksik në çështjen e dialogut”, tha ai.

    Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti e bëri një krahasim të “non-papers” me fotografi të falsifikuara dhe skeqe të filmave “fiction”.

    “Unë nuk besoj në zgjidhje ku rajoni shikohet vetëm si gjeografi dhe demografi, pa siguri, pa ekonomi, pa qytetarë të republikave. Për mua këto harta duken si fotografi të falsifikuara nga sateliti apo si skeçe të filmave të ndryshëm fiction ku alienët duan ta pushtojnë tokën. Nuk u kam dhënë asnjë rëndësi. Ndoshta këto janë kërcënime; nuk e di se nga kush dhe për çfarë, por sa më pak që merremi me to, mendoj se i ndihmojmë vetes”, u shpreh Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!