×
  • Lajme
  • Botë

    ​Liderët e BE-së diskutojnë nesër për COVID-19 dhe Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 17:03

    Drejtuesit e 27 vendeve të BE-së dhe Parlamenti Evropian do të diskutojnë nesër masat e përbashkëta evropiane në një video- konferencë të jashtëzakonshme për të luftuar koronavirusin dhe pasojat e tij në shoqëri dhe ekonomi.


    Liderët e BE-së gjithashtu duhet të konfirmojnë nesër vendimin e Këshillit të BE për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, dhe Brukseli mirëpret faktin se përkundër krizës pandemike, BE mbetet e përqendruar në çështje strategjike siç është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!