Dhjetë persona të varur nga alkooli kanë vdekur në Indi pasi kanë pirë dezinfektues të duarve i cili kishte përbërës alkoolin, pas mbylljes së dyqaneve që shitet alkooli, ka thënë Policia.
Një numër tjetër i personave të cilët gjithashtu kanë konsumuar dezinfektues janë shtrirë në spital.
Ata që kanë vdekur e kishin përzier produktin me ujë dhe pije të ftohta dhe kishin filluar ta pinë, 10 ditë para se të vdisnin”, ka thënë për BBC-në shefi i Policisë, Siddharth Kaushal, transmeton KOHA.
“Disa njerëz të cilët janë të varur nga alkooli kanë pirë dezinfektues të duarve”, ka thënë ai duke shtuar se disa prej tyre kishin edhe probleme tjera shëndetësore.
“Dyqanet e alkoolit janë mbyllur për shkak të mbylljes nga koronavirusi, por dyqanet ku shiten dezinfektuesit janë të hapura”, ka thënë ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.