×
  • Lajme
  • Botë

    120 mijë kompani në Itali rrezikojnë mbylljen

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 20:57

    Shoqata e shitjes me pakicë Confcomercio njoftoi se rreth 120 mijë firma italiane janë në rrezik mbyllje deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit.

    Spiralja e energjisë dhe inflacioni, i cili po lëviz mbi 8 për qind dhe që sipas pritshmërive do të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve të para të energjisë, “kërcënon nga tani deri në fund të gjashtëmujorit të parë të 2023 rreth 120 mijë kompani në sektorin e shërbimeve”, thuhet në njoftim sipas agjencisë Ansa.

    Rreth 370 mijë vende pune janë në rrezik./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!