×
  • Lajme
  • Botë

    15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president të Kolumbisë

    Reporteri
    08 Qershor 2025 | 8:30

    Senatori kolumbian Miguel Uribe Turbay, kandidat i mundshëm në zgjedhjet presidenciale të vendit vitin e ardhshëm, u plagos në kokë në një tubim fushate në Bogota të shtunën, thanë autoritetet.

    Partia e tij konservatore Qendra Demokratike lëshoi ​​një deklaratë duke e quajtur sulmin “një akt të papranueshëm dhune”, shkruan AP.

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, e cila po heton të shtënat, tha se senatori mori dy plagë, derisa gjatë sulmit u plagosën edhe dy të tjerë. Deklarata nga zyra tha se një djalë 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!