Një adoleshent i cili u përjashtua dy herë nga shkolla dhe u arrestua në moshën 16 vjeçare shpërtheu në lot në ditën e tij të parë brenda një prej burgjeve më të vështira të Amerikës.
Hugh Connell, nga qyteti i vogël Harborough në Leicestershire, e kishte shumë të vështirë në ditën e tij të parë brenda burgut të Qarkut Brevard të Flordias, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
Ai është një nga tetë adoleshentët e mbyllur në burgun ku strehohen vrasësit dhe përdhunuesit.
Një dokumentar i realizuar së fundmi për Channel 4 ndjek adoleshentët – të përbërë nga gjashtë djem dhe dy vajza – pasi ata janë të detyruar të ecin në pranga dhe pastaj të takohen me të burgosurit e tjerë.
Burgu Brevard është i rrethuar gardhe tela dhe pranë ndodhet një kënetë me aligatorë. Të rinjtë kalojnë shtatë ditë të mbyllur brenda, duke jetuar pranë 1600 të burgosurve të tjerë fajtorë për një numër krimesh të rënda. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.