×
  • Lajme
  • Botë

    21 fëmijë në mesin e viktimave nga përmbytjet në Kerr të Teksasit

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 18:26

    Sherifi i Qarkut Kerr të Teksasit, Larry L. Leitha ka konfirmuar se ka shkuar në 59 numri i viktimave nga përmbytjet në këtë qark.

    Ai bëri të ditur se në mesin e tyre janë 38 të rritur dhe 21 fëmijë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Larry L. Leitha tha se numrat po ndryshojnë vazhdimisht, por njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

    “Mbi 400 ndihmës nga më shumë se 20 agjenci po punojnë në Qarkun Kerr”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!