Sot është 24 vjetori i operacionit “Stuhia” (Olluja), ngjarje e cila kishte ndodhur në Kroaci ku forcat kroate i larguan serbët e ardhur në jug të këtij vendi pas luftës ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.
Qëllimi i këtij operacioni ishte çlirimi i Kroacisë nga “forcat terroriste serbe”.
Në këtë operacion kishte edhe shqiptarë të shumtë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Shqipëria dhe Mali i Zi.
Në një video të televizionit kroat mund të shihen ushtarë që kanë simbole kombëtare shqiptare në gjoks dhe në pjesë të tjera të uniformave të tyre.
Pjesën ku vërehen ushtarët shqiptarë mund të e shihni nga minuta 06:30 deri në 08:00, shkruan Express.
Kroatët e konsiderojnë këtë ditë si ditën e çlirimit përfundimtar të tyre nga serbët.
Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” në shqip kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.