×
  • Lajme
  • Botë

    29 vjeçarja që u bë nënë vdiq nga goditja në tru, dhuroi donacion organet e saj

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 22:28

    Një burrë ka mbetur totalisht i pikëlluar nga dhimbja, pas vdekjes së gruas së tij nga një goditje në tru, gjashtë muaj pasi ata pritën fëmijën e tyre të parë.

    Shannon Sime, një parukiere nga Britania, i cili është duke jetuar në Gold Coast të Australisë, pasoi një goditje në tru më 5 gusht dhe fatkeqësisht ajo e humbi jetën tri ditë më vonë.

    Si akt të fundit të saj final, zonja Sime dhuroi organet e saj duke u bërë kështu potencialisht një person që do të shpëtojë jetën e pesë njerëzve.

    Një personit, tashmë, i është dhuruar zemra e Simes 24 orë pasi që ajo kishte ndërruar jetë.

    Ajo dhe burri i saj Scott sapo kishin pritur vajzën e tyre të parë në jetë, të cilën e quajtën Harlow, e që bëri që burri i saj dhe babai i vajzës të jetë aq i mërzitur, gjë që ai e shpreh këtë çdo ditë duke e rritur vajzën i vetëm.

    “Shannon është njeriu më i mahnitshëm që e kam takuar ndonjëherë”, shkroi zotëri Sime në një postim emocional në Facebook.

    “Ajo e ka bërë këtë botë një vend më të mirë dhe kjo më ngushëllon, duke e ditur se sa shumë ndikime pozitive ka pasur ajo tek jetërat e njerëzve në çdo cep të globit”.

    Çifti u largua nga Britania për të jetuar në Australi 10 vite më parë dhe atje ndërtuan një jetë të re, ku jetuan në Adelaide, Melbourne dhe kohëve të fundit në Gold Coiast.

    Zotëri Sime thotë se ai “do të jetë gjithmonë mirënjohës” për gruan e ti që e zgjodhi atë ta “jetojnë jetën” së bashku.

    “Kujtoj të gjitha gjërat e mira që kishim mundur të bëjmë së bashku, madje me kujtohet edhe koha kur ajo ishte afër vdekjes dhe u kujtua për të bërë punë të mira, gjeti forcën për t’i jetuar edhe momentet e fundit me qetësi dhe të jetë vetëmohuese, ashtu si di të jetë ajo”, tha ai.

    Homazhe për të kanë ardhur nga të gjithë të dashurit e saj të cilët i pikëlloi vdekja e zonjës Sime e cila “ishte e dashur për të gjithë ata që e kishin njohur atë”.

    Një mik i ngushtë i çiftit, Daniel O’Hara, tha se goditja në tru për zonjës Sime ishte “e paqartë” dhe ajo nuk ka qenë e sëmurë pothuajse kurrë.

    “Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ne ishim afër tyre, edhe kur ata u larguan në Adelaide dhe shkuan në Gold Coast”, tha ai për Daily Mail Australia, transmeton GazetaExpress.

    29 vjeçarja do të mbahet mend për vetëmohimet e saj të pashoqe, kalonte Krishtlindjet duke ushqyer të pastrehët dhe priste flokët e grave që kishin pësuar dhunë në familje.

    Zotëri O’Hara dhe gruaja e tij kanë ngritur një faqe në GoFundMe për ta mbështetur financiarisht zotërinë Sime, pasi që ai është largua nga puna si operator i kranit për t’u kujdesur për Harlow.

    Zotëri O’Hara thotë që ai dhe gruaja e tij e takuan çiftin më 2013 kur ata po jetonin në Adelaide dhe mbetën të afërt me njëri-tjetrin gjatë tërë këtyre viteve.

    Ai do të ateroi në Queensland të premten për të qenë afër shokut të tij.

    “Ai është një burrë me zemër të madhe dhe mendoj që ai është duke vuajtur edhe më shumë për të ditur së si të jetë baba”, tha O’Hara.

    “Por, ai është jashtëzakonisht i fortë. Nuk mund ta imagjinoj se do të mund të organizoja funeral për gruan time nëse ajo do të kishte vdekur si 29 vjeçare , por Scott e bëri atë, dhe atë kryesisht vetëm”.

    Zotëri Sime është nga Mbretëria e Bashkuar dhe edhe prindërit e tij kanë udhëtuar tërë oqeanin pasi që ai nuk ka askënd të familjes në Australi.

    Scott Sime, megjithatë, ka një grup të madh shokësh në Adelaide të cilët janë mbledhur tek ai për ta ngushëlluar.

    Zotëri O’Hara ka organizuar një ndeshje futbolli për të rritur fonde dhe një ankand të heshtur me të ardhura që do të shkojnë për zotëri Sime si dhe paratë e tjera do të shfrytëzohen për ndërgjegjësim për sulmet në tru dhe për rëndësinë e donacioneve të organeve.

    O’Hara e përshkroi zonjë Sime si një person që ka qenë e “dashur nga të gjithë ata që e kanë takuar”.

    “Të gjithë ranë në dashuri më të dhe Scot, ata ishin magnet për të gjithë”, tha ai.

    “Ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj dhe një dukje pozitive në gjithçka që bënte”.

    Më shumë së 27 000 australianë kanë vuajtur nga goditjet në tru më 2020, sipas Fondacionit Stroke, me një nga katër të tillë që vuajnë nga një goditje në tru njëherë në jetën e tyre.

    Më 2019, 23 australianë kanë vdekur nga goditja në tru çdo ditë, sipas Institutit për Shëndetësi dhe Mirëqenie në Australi, duke e bërë atë si njërin nga pesë shkaqet kryesore të vdekjes në këtë vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!