×
  • Lajme
  • Botë

    5 të vdekur e 102 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

    Reporteri
    28 Korrik 2020 | 14:05

    Pesë persona kanë vdekur në Maqedoni të Veriut si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 102 raste të reja.


    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 1356 testime, ku 102 kanë rezultuar pozitive. Po ashtu janë shëruar 99 persona.

    Në Maqedoni të Veriut janë regjistruar në përgjithësi 10.315 raste me COVID-19, 471 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 5663 persona, ndërsa janë 4181 raste aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!